VV e quan “tinëzar” koalicionin LDK-PDK në Prishtinë: Bashkim interesash që nuk ka të bëj as me qytetarët as me zhvillimin e kryeqytetit
Lëvizja Vetëvendosje – Dega në Prishtinë ka reaguar në lidhje me koalicionin mes LDK-së dhe PDK-së në Prishtinë, për çka kanë thënë se përsëri është bërë “tinëzisht”. Ata kanë thënë se këtë e kanë ditur që nga balotazhi në Prishtinë, ndërsa sipas tyre ky koalicion nuk është bërë për të mirën e këtij qyteti por…
Lajme
Lëvizja Vetëvendosje – Dega në Prishtinë ka reaguar në lidhje me koalicionin mes LDK-së dhe PDK-së në Prishtinë, për çka kanë thënë se përsëri është bërë “tinëzisht”.
Ata kanë thënë se këtë e kanë ditur që nga balotazhi në Prishtinë, ndërsa sipas tyre ky koalicion nuk është bërë për të mirën e këtij qyteti por vetëm për interese të ngushta.
“Ky koalicion i zyrtarizuar është dëshmi e qartë se politika e vjetër po rreshtohet sërish për të ruajtur interesat e përbashkëta me çdo kusht. Ne e shohim këtë koalicion si një bashkim vetëm interesash që nuk ka të bëjë as me qytetarët e as me zhvillimin e Prishtinës”, thuhet në reagim.
Ata kanë thënë se edhe pse kishin përplasje të mëhershme pas qeverisjes së përbashkët për 3 vite, sipas VV-së janë ndarë për interesa ndërtimesh duke e lënë kryeqyteti në mbeturina e gropa.
“Sot ata po dëshmojnë se dallimet kanë qenë vetëm retorike, për tu bërë bashkë te pushteti dhe sidomos interesat. Kjo është edhe një arsye më shumë për të vazhduar, bashkë me qytetarët, rrugën e ndryshimit dhe të qeverisjes së ndershme”, thuhet mes tjerash në reagim. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: