Gjermania mposhtet nga Ekuadori, por kualifikohet si vend i parë nga grupi i saj

Kombëtarja e Gjermanisë është mposhtur me rezultat 2:1 nga Ekuadori në përballjen e gjiros së fundit të grupit E. Gjermanët kaluan në epërsi me anë të Leroy Sanes në minutën e dytë, transmeton lajmi.net. Ekuadori barazoj rezultatin shpejtë. Në minutën e 9-të Angulo tundi portën e Manuel Neuer. Golin e fitores Ekuadroi e shënoi në…

Sport

26/06/2026 00:00

Kombëtarja e Gjermanisë është mposhtur me rezultat 2:1 nga Ekuadori në përballjen e gjiros së fundit të grupit E.

Gjermanët kaluan në epërsi me anë të Leroy Sanes në minutën e dytë, transmeton lajmi.net.

Ekuadori barazoj rezultatin shpejtë. Në minutën e 9-të Angulo tundi portën e Manuel Neuer.

Golin e fitores Ekuadroi e shënoi në minutën e 77-të me anë të Platas.

Përkundër humbjes, Gjermania e mbyllë grupin si vend i parë me 6 pikë pas 3 ndeshjeve.

Pas saj vjen kombëtarja e Bregut të Fildishtë që po ashtu ka 6 pikë.

E treta është Ekuadori me 4 pikë. Në fund është kombëtarja e Kuraçaos me 0 pikë. /lajmi.net/