Vushtrri, serbi i dehur shkakton aksident, lëndohen 6 shqiptarë

Në Vushtrri ka ndodhur një aksident trafiku në mes tri veturave civile. Deri te aksidenti sipas raportit të Policisë së Kosovës ka ardhur si pasojë e mos-mbajtjes së distancës nga ana e një qytetari serb i cili e drejtonte veturën Opel Vectra me targa vendore me ç’rast është ndeshur me dy vetura të tjera me targa të Republikës së Kosovës, të drejtuara nga shofer me përkatësi etnike shqiptare.

Lajme

09/08/2015 18:55

“Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar 6 persona, një mashkull dhe 5 femra shqiptare të cilët pas tretmanit mjekësor lirohen”, ka bërë me dije Policia e Kosovës sot për aksidentin që ka ndodhur dje.

Me vendim të prokurorit shkaktari i aksidentit është arrestuar pasi që ai ishte në gjendje të dehur dhe është dërguar në burg. Të njëjtën ditë një aksident me të lënduar sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur edhe në fshatin Bukosh të Vushtrrisë ku poashtu janë përfshirë tri vetura.

Si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar 6 persona të cilëve u është ofruar ndihma mjekësore në Qendrën Emergjente në Vushtrri dhe, më pas janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.