Vushtrri: Plagosi një person, i konfiskohen dy armë gjuetie

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 19:18, është arrestuar një person nën dyshimin se ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull në Vushtrri. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se viktima është dërguar në QKUK ndërsa nga i dyshuari janë konfiskuar dy armë gjuetie. “Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është…

Lajme

09/09/2024 10:03

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 19:18, është arrestuar një person nën dyshimin se ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull në Vushtrri.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se viktima është dërguar në QKUK ndërsa nga i dyshuari janë konfiskuar dy armë gjuetie.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh. /Lajmi.net/