Vulin vazhdon të deklarohet për Reçakun: Është ngjarje e rreme e sajuar nga William Walker

Ministri serb, Aleksandar Vulin ka vazhduar që sërish të flasë për masakrën e Reçakut, apo njohur ndryshe si masakrat më të mëdha të kryera në Kosovë. Vulin ka deklaruar se “ngjarja e Reçakut është dokumentuar në mënyrë të rreme”.

Lajme

12/12/2021 17:55

Vulin ka deklaruar se “ngjarja e Reçakut është dokumentuar në mënyrë të rreme”.

Ai tha madje se kjo ngjarje është dokumentuar mjaftë mirë në mënyrë të rreme.

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Aleksandar Vulin tha se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dënuan atë për mohimin e masakrës së Reçakut, teksa tha se ngjarja në fjalë ishte sajuar nga ish-shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, transmeton lajmi.net.

“Nuk diskutohet që Walker dhe njerëzit e tij bënë dokumentacion të plotë dhe të rremë për Reçakun. Ata fabrikuan historinë e masakrës së civilëve nga lufta kundër UÇK-së”, tha Vulin.

Ai shkoi edhe më tutje duke thënë se Reçaku ishte hequr nga provat në gjyqin e Sllobodan Millosheviq në Hagë, pasi sipas tij “raporti i Walker nuk ishte i vërtetë”.
“Kur filluan bombardimet, NATO-ja goditi postën komanduese të Armatës sonë të tretë në Kurshumli me një saktësi që është e pamundur pa lokalizues, të cilët padyshim ishin vendosru nga Ëalker dhe ata që ishin me të disa ditë më parë në kazermat në Kurshumli. Pastaj ne humbën oficerë dhe ushtarë”, shtoi ai.

Madje sipas tij në Perëndim është e pafalshme të dëgjohet e vërteta për Serbinë.

“Ata e dinë se është një gënjeshtër e sajuar nga Walker. Por ai nuk do të lejojë Serbinë që ta ekspozojë këtë gënjeshtër. Është interesante se si SHBA dhe BE reagojnë kur them se Reçaku është një gënjeshtër e madhe, por heshtin kur Kurti flet për Shqipërinë e Madhe”, tha Vulin./Lajmi.net/