Vulin: Nuk ka Shqipëri të Madhe pa luftë me Serbinë

Aleksandar Vulin ka bërë të ditur se ka kërkuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ta konsiderojë politikën ndaj BE-së.

Lajme

03/01/2019 16:11

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka bërë të ditur se ka kërkuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ta konsiderojë politikën ndaj BE-së.

Ai po ashtu ka theksuar se Serbia duhet ta ndryshojë pozicionin e saj karshi BE-së, nëse Evropa nuk e parandalon krijimin e Shqipërisë së Madhe.

“Këtë e kam kërkuar disa herë dhe ai kurrë nuk më ka përkrahur. Edhe tani kërkoj që të mendojmë nëse na duhet një BE e tillë dhe një politikë e tillë. Kjo natyrisht se varet nga ai”, ka thënë Vulin për mediat serbe, transmeton lajmi.net.

“Shqipëria e madhe nuk mund të krijohet e të mos shkaktojë konflikte në Ballkan, jo vetëm me Serbinë e jo vetëm me serbët. Kryeministri shqiptar tashmë ka paralajmëruar se dëshiron t’i fshijë kufijtë me Malin e Zi, Maqedoninë e Greqinë dhe porosit se kudo që jetojnë shqiptarët nuk do të ketë kufij ndërmjet tyre. Kështu formohet Shqipëria e madhe”, u shpreh ai. /Lajmi.net/