Vulin: Në Bruksel nuk do të diskutohet për FAK

Aleksandar Vulin thotë se Serbia nuk do të tolerojë themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Sipas tij, Serbia do të kërkojë mbledhje në Këshillin e Sigurimit të OKB’së për këtë çështje.

Lajme

14/03/2014 16:04

Ministri serb pa Portofol i ngarkuar për Kosovën, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se Ushtria e Kosovës është totalisht e papranueshme për Serbinë.

Vulin për mediat serbe ka thënë se Serbia nuk do të insistojë që këtë temë ta inkuadrojë në bisedimet në Bruksel.

“Janë të gabuara interpretimet që kinse po kërkojmë ndonjë aneks. Ne nuk po kërkojmë asnjë lloj aneksi për ushtrinë e Kosovës në bisedimet në Bruksel”.

Siç ka sqaruar ai, Qeveria e Serbisë nuk është tërhequr nga kërkesa për një mbledhje në Këshill të Sigurimit në OKB për këtë çështje.

Qeveria e Serbisë, sipas Vulinit, nuk ka ndryshuar qëndrim për Ushtrinë e Kosovës, duke thënë se kjo është e pa pranueshme, pasi që Beogradi përkrahë vetëm Rezolutën 1244.

Ai ka thënë se nuk është e mundur që Kosova ta formojë këtë ushtri pa u konsultuar me Serbinë.