Vuçiqi me një deklaratë të çuditshme: Do t’i përgjigjemi Kurtit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot nga tubimi parazgjedhor në Uzhicë se do t’i përgjigjen kryeministrt të Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet ekonomisë.

Lajme

26/03/2022 14:36

“Ekonomia jonë do të rritet më shpejt se të gjithë të tjerët, do t’i përgjigjemi edhe Kurtit. Shumë në rajon do të donin ta kthenin vendin tonë në të kaluarën. Ne nuk do ta braktisim gjithçka që ka ndërtuar ky komb, tenisin dhe tani futbollin. Tani mund të jemi të parët në një ekonomi në rritje”, tha Vuçiq, raporton B92, përcjell lajmi.net.

I pari i Serbisë pati edhe deklarata për, siç e quan ai, “përpjekjen për ta njohur Kosovën”.

“Para disa ditësh u përpoqën ta bënim ta njohim Kosovën në mënyrë tinëzare duke iu drejtuar qeverisë së Kosovës. Ne nuk do e bëjmë këtë, do ta mbrojmë popullin tonë në Kosovë jo vetëm për të mbijetuar ata por edhe për të përparuar, për të edukuar fëmijët e tyre”, tha ai. /Lajmi.net/