Vuçiqi letër kreut të NATO-s: Turqia dëshiron ta hapë urën e Ibrit, do t’i lutem Ruttes të mos e bëjë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar një letër në drejtim të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte për t’i kërkuar që ura mbi lumin Ibër të mos hapet për qarkullim. Për këtë plan ai e ka akuzuar komandantin e KFOR-it, gjeneralin Ozkan Ulutas. “Këtë po e bën turku, komandanti i KFOR-it. Sot do t’i…
Lajme
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar një letër në drejtim të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte për t’i kërkuar që ura mbi lumin Ibër të mos hapet për qarkullim.
Për këtë plan ai e ka akuzuar komandantin e KFOR-it, gjeneralin Ozkan Ulutas.
“Këtë po e bën turku, komandanti i KFOR-it. Sot do t’i shkruaj Mark Rutes dhe shpresoj që t’i përgjigjet letrës sime dhe ta pranojë kërkesën time që kjo të mos bëhet. Për mua, ky është një turp i madh dhe një zhgënjim. Kjo na tregon se nervozizmi ka hyrë në radhët e tyre, nuk dinë se si ta detyrojnë Serbinë ta pranojë Kosovën e pavarur. Ne do të shohim se si t’i ndihmojmë popullit tonë. Ngadalë, gjërat po ndryshojnë në botë, por jo aq shpejt sa kemi pritur. Çdo ditë një popull keqtrajtohet, dëbohet nga vatrat e tij. Do të shohim se cila do të jetë përgjigjja e tyre”, ka thënë Vuçiqi në Beograd.
Një ditë më parë nga Bashkimi Evropian konfirmuar se janë plotësuar kushtet për hapjen për qarkullim të makinave të urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.