Protestë në shtator para Qeverisë- Kryetarët e komunave mblidhen për organizimin e protestës, thonë VV po bllokon komunat që nuk drejtohen nga ta
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për një takim të mbajtur me disa nga kryetarët e komunave të vendit. Rama njoftoi se bashkë me këta kryetarë kanë paralajmëruar për protestën që pritet të mbahet në shator para qeverisë. Sipas tyre Vetëvendosje po ua bllokon mjetet, po ua pengon projektet si dhe po “lufton” çdo…
Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për një takim të mbajtur me disa nga kryetarët e komunave të vendit.
Rama njoftoi se bashkë me këta kryetarë kanë paralajmëruar për protestën që pritet të mbahet në shator para qeverisë.
Sipas tyre Vetëvendosje po ua bllokon mjetet, po ua pengon projektet si dhe po “lufton” çdo kryetar që nuk i takon kësaj partie politike, transmeton lajmi.net.
“SOT, TË GJITHË KRYETARËT E KOMUNAVE JEMI BASHKË. BASHKË DO TË JEMI EDHE NË SHTATOR, NË PROTESTË PARA QEVERISË!.Jemi mbledhur bashkë, kryetarët e komunave të Kosovës,kundër shkeljes së vazhdueshme të ligjit dhe qasjes totalitare të Qeverisë Kurti ndaj pushtetit lokal.Paralajmërimi gjatë fushatës zgjedhore lokale se “nuk do t’u japim buxhet komunave që nuk qeverisen nga Vetëvendosje”, sot po materializohet në një praktikë të rrezikshme: bllokim të mjeteve, pengim të projekteve dhe ndëshkim financiar të komunave që nuk kontrollohen nga pushteti”,deklaroi Rama.
Ai tha se mbi 344 milionë euro u janë marrë komunave që nga viti 2022 për obligime që nuk i kanë krijuar vetë.
“Po bllokohen mjete dhe po pengohen investime që u takojnë qytetarëve.Po tentohet që pushteti lokal të nënshtrohet përmes presionit financiar dhe politik.Komunat nuk janë të kryetarëve! Komunat janë të qytetarëve!Kur Qeveria bllokon një komunë vetëm sepse nuk e qeveris Vetëvendosje, nuk po lufton një kryetar. Po ia mohon qytetarit një rrugë, një çerdhe, një shkollë apo një shërbim vetëm për shkak të mënyrës se si ai ka votuar”,shtoi ai.
Rama po ashtu deklaroi se “Kjo qasje primitive, përveçse është diskriminuese, është e rrezikshme për demokracinë. Nuk mundesh me i nda qytetarët në “me neve” dhe “me ata” dhe me vendos me blloku paranë publike sipas hartës elektorale!”./Lajmi.net/