Vuçiq thotë se ka kontaktuar me shqiptarët – do t’i zgjidhim problemet pa armë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se beson që problemet në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të zgjidhen në mënyrë të qetë, racionale dhe me mirëkuptim dhe ka shtuar se automjetet e rënda dhe tytat e gjata nuk janë pjesë e zgjidhjes, transmeton lajmi.net.

Lajme

18/01/2017 15:59

“Kemi pasur kontakte të veçanta me shqiptarët në Kosovë dhe besoj se të gjitha problemet do të zgjidhim në mënyrë të qetë, racionale dhe me mirëkuptim”, ka thënë Vuçiq sot në Davos.

“Për neve është problem, vetëm një gjë e rëndësisë së veçantë, e kjo është përdorimi dhe bartja e armëve të rëndë”, ka thënë ai.

“Në Bruksel i keni vetëm dy marrëveshje në formë të shkuar, dy herë kemi nënshkruar dicka. Edhe për urën në Mitrovicë edhe për Telekom”, ka thënë Vuçiq. /Lajmi.net/