Vuçiq shtrihet në spital
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është pranuar sot në Akademinë Mjekësore Ushtarake (VMA) në Beograd. Vuçiq, i cili ndërpreu vizitën në SHBA për shkaqe siç thuhet shëndetësore, në VMA është pritur nga ministri i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar dhe mjeku Dragan Dinçiq, por nuk janë dhënë detaje. Para nisjes në SHBA, ku u nis të mërkurën,…

Lajme
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është pranuar sot në Akademinë Mjekësore Ushtarake (VMA) në Beograd.
Vuçiq, i cili ndërpreu vizitën në SHBA për shkaqe siç thuhet shëndetësore, në VMA është pritur nga ministri i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar dhe mjeku Dragan Dinçiq, por nuk janë dhënë detaje.
Para nisjes në SHBA, ku u nis të mërkurën, Vuçiq njoftoi se gjatë “katër ditëve të ardhshme” do të ketë dy takime me presidentin amerikan Donald Trump.
Duket se është vendosur në pikëpyetje edhe pjesëmarrja e kreut serb në festimin në Moskë më 9 maj, pavarësisht thirrjes së Komisionit Evropian që vendet kandidate për BE dhe vendet anëtare ta bojkotojnë për shkak të agresionit në shkallë të gjerë rus në Ukrainë.