Vuçiq shprehet i bindur në fitore: Zgjedhjet nuk janë lojë, e shteti nuk është lodër

Pasi që dha votën e tij, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se zgjedhjet nuk janë një lojë.

Lajme

03/04/2022 16:45

Presidenti aktual i Serbisë u shpreh i bindur në fitore dhe bëri thirrje për pjesëmarrje masive, siç tha ai për të garantuar një të ardhme me rritje ekonomike dhe paqe.

“Sot është një ditë e rëndësishme. Zgjedhjet janë një çështje serioze dhe ato nuk janë një lojë, e shteti nuk është një lodër”, tha Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Poashtu Vuçiq tha se ka besim që do të ketë pjesëmarrje të madhe pasi njerëzit do të duan të tregojnë jo vetëm vendosmërinë e tyre, por edhe të zgjedhin të ardhmen për veten, prindërit, fëmijët dhe të dashurit e tyre.

“Mendoj se qytetaret do të zgjedhin vazhdimin e progresit ekonomik dhe faktin që Serbia të jetë mes atyre vendeve që kanë rritjen më të shpejtë ekonomike në Evropë.”, përfundoi ai./Lajmi.net/