Vuçiq paralajmëron natë të gjatë bisedimesh në Bruksel

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se detyra parësore e Serbisë është që në kuadër të dialogut me Kosovën të sigurohen kushte që serbët të mbesin në Kosovë dhe të kenë siguri.

Lajme

21/04/2015 21:25

“Detyrë jona kryesore është që serbët të mbeten në Kosovë dhe të ndihmojmë që ta ruajnë sigurinë e tyre. Në shpresojmë se do të ketë mirëkuptim për kërkesat tona, kurse ne do të insistojmë për këtë”, tha Vuçiq për televizionin publik RTS gjatë ditës e  para takimit me Isa Mustafën në Bruksel.

Ai tha se rundi i ri i dialogut do të zgjasë “sonte kushedi deri kur em qëllim që të bëhen marrëveshje që nuk do të dëmtojnë interesat nacionale serbe dhe të cilat BE-ja i konsideron të domosdoshme.

Sipas Vuçiqit, sonte do të bisedohet për problemet në telekomunikacion dhe energjetikë, problemin e sigurimeve të automjeteve, çështjen e mbrojtjes civile, buxheteve komunale në veri të Kosovës, urën mbi Ibër.

Vuçiq shprehu kënaqësinë që BE-ja do të marrë pjesë aktive në ndërtimin e projekteve infrastrukturore, në mesin e të cilëve edhe Korridoi X dhe autostrada nga Kosova deri në Nish.