Vuçiq para takimit në Bruksel: Kurti do të bërtas dhe bëjë drama derisa t’i them ndalu

Presidenti serb, Aleksandar Vuciq është deklaruar para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel. Vuciq tha se nuk pret ndonjë gjë të veçantë nga ky takim. Sipas tij në takim me Kurtin pret që ai të dramatizojë sitautën dhe të bërtasë. “Pres që ai të dramatizojë dhe të bërtasë, derisa t’i them të…

Lajme

26/06/2024 14:37

Presidenti serb, Aleksandar Vuciq është deklaruar para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel.

Vuciq tha se nuk pret ndonjë gjë të veçantë nga ky takim. Sipas tij në takim me Kurtin pret që ai të dramatizojë sitautën dhe të bërtasë.

“Pres që ai të dramatizojë dhe të bërtasë, derisa t’i them të ndalet. Pastaj ai do të dalë do të thotë se çfarë ka bërë ‘Putini i vogël’.Pra asgjë e re”,tha Vuciq.

Ai tha se do të luftojë për interesat e popullit serb.

“Do të luftojmë për interesat e popullit tonë. A pres konkluzione të mëdha, jo, nuk kam”,shtoi ai./Lajmi.net/