Vuçiq nuk pranon të komentoj reciprocitetin: Kurti nuk është Hegeli që t’i komentoj fjalët e tij

22:39 | 10 Tetor 2019

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq gjatë një interviste në Klan Kosova nuk ka pranuar që ta komentoj çështjen e reciprocitetit për të cilën Albin Kurti ka thënë se do ta zbatoj sapo të marrë postin e kryeministrit.

Madje, Vuçiq tha se nuk e sheh të rëndësishme t’i komentoj shpesh deklaratat e Albin Kurtit, duke thënë se Kurti nuk është dikush aq i rëndësishëm sa filozofi gjerman, Hegel që të meritonte një vëmendje të tillë.

“Nuk e di për cfarë masa reciprociteti flet, janë rrëfime të kota, s;lmund t;i komentoj. Nuk kam kurrfarë problemi që të komentoj çdo deklaratë, por për këtë nuk kemi pse të diskutojmë. Nuk është Albin Kurti Hegeli që ta komentojmë aq shpesh”, tha Vuçiq.