Vuçiq: Nuk kam vendosur nëse do ta lejojë vizitën e Ramës
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë për një intervistë për Reuters se, nuk ka vendosur ende nëse do ta lejojë vizitën e homologut të tij nga Shqipëria, Edi Rama, në Beograd.
Lajme
Ai në këtë intervistë ka a dënuar sulmet ndaj bizneseve (furrat) të shqiptarëve në Serbi, ndaj të cilave nuk kishte pasur reagim të organeve të rendit të këtij shteti, transmeton lajmi.net.
Vuçiq tha se për vizitën e Ramës në Beograd do të vendosë pas vikendit, por se ka shtuar se edhe pas incidentit në Beograd, që sipas tij, fajtorë janë pala shqiptare, ai do të jetë në gjendje ta shikojë në sy çdo politikan shqiptar.