Vuçiq në OKB thotë “rroftë Serbia”, përkthyesi ia plas të qeshurave

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është bërë hit në rrjetet sociale. Gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në fund të deklarimit, Vuçiq ka thënë “rroftë Serbia”, gjë kjo e cila bëri që përkthyesi të shpërthejë në të qeshura. “Përkthyesi s’u durua”, ishte një prej publikimeve në rrjetin social Twitter.…

Lajme

22/09/2022 11:19

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është bërë hit në rrjetet sociale.

Gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në fund të deklarimit, Vuçiq ka thënë “rroftë Serbia”, gjë kjo e cila bëri që përkthyesi të shpërthejë në të qeshura.

“Përkthyesi s’u durua”, ishte një prej publikimeve në rrjetin social Twitter.

Ndërsa, komente të tjera pati edhe në videon e postuar në rrjetin social Twitter, ku disa thanë se përkthyesi nuk qeshi vetëm me fjalën “rroftë Serbia”, por me gjithçka tha Vuçiqi.

Kurse, disa komentues të tjerë thanë se salla ishte pothuajse bosh gjatë fjalimit të presidentit serb, pasi sipas tyre, shumë “nuk mund ta duronin fjalimin e tij”../Lajmi.net/