Vuçiq në Bruksel: Nuk do të lejojmë përuljen e popullit tonë (Video)

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq thotë se gjatë takimit me shefen e diplomacisë së BE-së, Federica Mogerini, i kishte bërë me dije se Serbia nuk do të lejojë që populli i saj të poshtërohet.

Lajme

23/06/2015 13:44

Në një komunikatë të lëshuar nga zyra për marrëdhënie me media e kryeministrit serb, kryeministri serb citohet të ketë thënë se nuk do të lejojë në asnjë mënyrë shembjen e interesave shtetërore, transmeton lajmi.net.

Vuçiq ka theksuar se për qeverinë e Serbisë është e rëndësishme marrëveshja për formimin e komunave serbe, por edhe ajo për telekomunikacionin, energjinë dhe Parkun e Paqes, tema këto, për të cilat, aktualisht po diskutohet në Bruskel.

“Pala serbe pret që këto çështje të zgjidhen në përputhje me marrëveshjen e Brukselit”, thuhej në komunikatë.(lajmi.net)