Vuçiq: Liderët e Prishtinës do të vrapojnë për të biseduar me Beogradin

Serbia është për negociata për pasurinë në Kosovë dhe përkundër deklaratave të atyre liderëve të mëdhenj në Prishtinë, druaj se ata do të vrapojnë në Bruksel, tha  kreu i qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiq.

Lajme

20/01/2015 23:37

Kryeministri serb për B92 ka thënë se “nuk mund të kërcënojë si Hashim Thaçi pasi është njeri i thjeshtë, por edhe le të shihet se ato kërcënime të Hashim Thaçit nuk kalojnë”, transmeton koha.net.

“Do të shohim si do të jetë në të ardhmen. Ne nuk kemi dashur ta hapim çështjen e pasurisë në Bruksel, por ata kanë dashur që para Brukselit ta zgjidhin edhe Trepçën e edhe Brezovicën. Ata ndoshta janë liderë qiellorë, porse ata do vrapojnë për dialog në Bruksel”, tha ai.