Vuçiq kundër tërheqjes së KFOR-it nga ura mbi Ibër, përsërit retorikën e Beogradit kundër Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kundërshtuar paralajmërimin për tërheqjen e personelit të KFOR-it nga ura mbi lumin Ibër, që lidh Mitrovicën e Veriut me atë të Jugut, duke përsëritur një varg pretendimesh të pabazuara dhe retorikën e njohur të Beogradit kundër institucioneve të Kosovës. Vuçiq ka deklaruar se për këtë çështje do të bisedojë…

Lajme

11/08/2026 14:09

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kundërshtuar paralajmërimin për tërheqjen e personelit të KFOR-it nga ura mbi lumin Ibër, që lidh Mitrovicën e Veriut me atë të Jugut, duke përsëritur një varg pretendimesh të pabazuara dhe retorikën e njohur të Beogradit kundër institucioneve të Kosovës.

Vuçiq ka deklaruar se për këtë çështje do të bisedojë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilloviq, ndërsa ka pretenduar se reagimi i Beogradit ka ardhur pasi, sipas tij, KFOR-i kishte planifikuar ta hapte urën mbi Ibër për qarkullim.

Duke folur për Radio-Televizionin e Serbisë (RTS), Vuçiq të hënën tha se zhvillimet e fundit nuk janë të papritura për të, duke pretenduar se Kosova dhe pjesëtarë të bashkësisë ndërkombëtare do të vazhdojnë atë që ai e cilësoi si “lojën e tyre”.

“Ai (Mojsilloviq) sot, supozoj, ka biseduar me komandantin e KFOR-it për gjëra të tjera, sepse ata donin ta lëshonin në qarkullim urën mbi Ibër në Mitrovicë, ndaj për këtë pasoi ndërhyrja jonë se një gjë e tillë nuk duhet të lejohet”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti serb më pas ka përsëritur pretendimet e vazhdueshme të Beogradit për gjendjen e serbëve në Kosovë, duke akuzuar pa asnjë fakt institucionet e Kosovës për, siç pretendon ai, maltretime, arrestime dhe dhunë ndaj tyre.

Këto deklarata të Vuçiqit vijnë në vazhdën e retorikës së përsëritur të zyrtarëve të Serbisë, të cilët në mënyrë të vazhdueshme i akuzojnë institucionet e Kosovës për shkelje ndaj komunitetit serb, ndërsa zhvillimet në veri të vendit i paraqesin përmes narrativës politike të Beogradit.

“Ne jemi atje në një situatë jashtëzakonisht të vështirë: ata nuk merren me sigurinë e serbëve, serbët atje i maltretojnë, i rrahin, i arrestojnë çdo ditë, nuk u bëhet vonë fare për ta”, ka pretenduar Vuçiq.

Ai ka thënë se Beogradi duhet të jetë “i durueshëm, mjaft i mençur dhe përgjegjës”, duke shtuar se Serbia duhet të fokusohet në mbështetjen e serbëve në Kosovë.

Vuçiq ka folur edhe për deklaratat skadaloze të tij të mëhershme lidhur me mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Ai ka pretenduar se kjo është çështje e brendshme e Serbisë dhe ka vënë në pikëpyetje përfshirjen e Shqipërisë në reagimet për këtë çështje, duke mos përmendur sesi minsitri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq ka akuzuar Tiranën për gjoja “pretendimin e saj për Shqipëri të Madhe”.

Këto deklarata të Gjuriqit nxitën reagime në Shqipëri, ku kryeminsitri shqiptar, Edi Rama tha se territori dhe burimet e Kosovës nuk janë të Serbisë. Teksa bëri të qartë se nuk ka nevojë për një ‘Shqipëri të Madhe’ për të qëndruar me Kosovën.

“Nuk e di çfarë lidhje ka kjo me Shqipërinë. Çfarë lidhje ka Ibri me Shqipërinë? Kjo është çështje e jona e brendshme”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, Serbia do të thërrasë një grup punues për të shqyrtuar problemet që, sipas pretendimeve të tij, ekzistojnë rreth zonës së Ribariqit dhe pjesëve të tjera të rrjedhës së Ibrit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Vuçiq kundërshton tërheqjen e KFOR-it nga ura mbi Ibër: Do të flas me shefin e Shtabit të Përgjithshëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kundërshtuar paralajmërimin për tërheqjen e personelit të KFOR-it nga ura mbi lumin Ibër, që lidh Mitrovicën e Veriut me atë të Jugut, duke thënë se për këtë çështje do të bisedojë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilloviq.

Duke folur për Radio-Televizionin e Serbisë (RTS), Vuçiq të hënën tha se paralajmërimi i KFOR-it nuk ishte i papritur për të, ndërsa pretendoi se Beogradi kishte reaguar ndaj mundësisë së hapjes së urës për qarkullim.

“Ai (Mojsilloviq) sot, supozoj, ka biseduar me komandantin e KFOR-it për gjëra të tjera, sepse ata donin ta lëshonin në qarkullim urën mbi Ibër në Mitrovicë, ndaj për këtë pasoi ndërhyrja jonë se një gjë e tillë nuk duhet të lejohet”, deklaroi Vuçiq.

Ai tha se, sipas tij, zhvillimet e fundit nuk janë të papritura dhe se Prishtina dhe aktorët ndërkombëtarë do të vazhdojnë, siç u shpreh ai, “lojën e tyre”.

Sipas Vuçiqit, Serbia duhet të jetë “e durueshme, mjaft e mençur dhe përgjegjëse”, ndërsa akuzoi institucionet e Kosovës për trajtim të keq të serbëve në Kosovë.

“Ne jemi atje në një situatë jashtëzakonisht të vështirë: ata nuk merren me sigurinë e serbëve, serbët atje i maltretojnë, i rrahin, i arrestojnë çdo ditë”, tha ai.

Vuçiq foli edhe për paralajmërimin e tij të mëhershëm për një ndryshim të mundshëm të rrjedhës së lumit Ibër, duke thënë se nuk e kupton përse Shqipëria është përfshirë në reagimet lidhur me këtë çështje.

“Nuk e di çfarë lidhje ka kjo me Shqipërinë. Çfarë lidhje ka Ibri me Shqipërinë? Kjo është çështje e jona e brendshme”, deklaroi Vuçiq.

Ai tha se Serbia do të thërrasë një grup punues për të shqyrtuar problemet që, sipas tij, ekzistojnë rreth zonës së Ribariqit dhe pjesëve të tjera të rrjedhës së Ibrit.

Presidenti serb akuzoi gjithashtu autoritetet e Kosovës për, siç pretendoi ai, arrestime, keqtrajtime dhe dëmtime të pronave të serbëve, si dhe për dobësimin e institucioneve të Serbisë në Kosovë.

Vuçiq tha se Beogradi duhet të fokusohet në politikën e tij dhe në mbështetjen për serbët në Kosovë, duke vlerësuar se në rrethanat aktuale mjetet politike janë mënyra kryesore për të vepruar.