Avni Dehari deklarohet për mos-thirrje të seancës: S’ka sanksione për afatet
Kryesuesi i seancës, Avni Deari është deklaruar para mediave në lidhje me zhvillimet politike. Sipas tij, është e pavlerë të thirret seanca pasi nuk ka paraprakisht një marrëveshje politike. Dehari madje deklaroi se nuk ka sanksione sa i përket kalimit të afateve kushtetuese për thirrje të seancës. Para mediave, Dehari tha se seanca do të…
Lajme
Kryesuesi i seancës, Avni Deari është deklaruar para mediave në lidhje me zhvillimet politike.
Sipas tij, është e pavlerë të thirret seanca pasi nuk ka paraprakisht një marrëveshje politike.
Dehari madje deklaroi se nuk ka sanksione sa i përket kalimit të afateve kushtetuese për thirrje të seancës.
Para mediave, Dehari tha se seanca do të thirret kur të ketë marrëveshje mes partive.
“Seancën kur të ketë marrëveshje”, tha Dehari.
“Me rregullore.. por s’ka sanksione për atë. Ma mirë është me pasë marrëveshje që zgjidhet problemi. Ne e dimë se më 28 dhjetor u mbajtën 57 seanca edhe nuk sollën kurrgjë të re. Çfarë kuptimi do të kishte të mbahen seanca vazhdimisht edhe të mos kemi rezultate”, tha ai
Dehari madje bëri thirrje që deputetët t’i thërrasin mendjes e të arrijnë në një dakordim paraprak.
Ai tha se gjithçka varet nga marrëveshjet, por se askënd s’mund ta detyroj askush për këtë./Lajmi.net/