Vuçiq falënderon “jaranin” e Kurtit për mosnjohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot në telefon me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe e ka falënderuar për faktin se “Greqia respekton integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë, si dhe për kontributin e saj në stabilitetin në Rajon”. “Të dy zyrtarët ranë dakord se ekzistojnë të gjitha kushtet që bashkëpunimi mes dy…

Lajme

04/01/2024 16:46

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot në telefon me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe e ka falënderuar për faktin se “Greqia respekton integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë, si dhe për kontributin e saj në stabilitetin në Rajon”.

“Të dy zyrtarët ranë dakord se ekzistojnë të gjitha kushtet që bashkëpunimi mes dy vendeve të vazhdojë të forcohet në fusha të ndryshme këtë vit, duke theksuar mundësitë që ofron sektori i energjisë”, thuhet në njoftimin për shtyp të shërbimit të bashkëpunimit mediatik të Presidentit të Republikës.

Kryeministri Mitsotakis përsëriti mbështetjen e Greqisë për rrugën evropiane të Serbisë, me shpresën se përparimi do të jetë më i dukshëm këtë vit.