Vuçiq e ofendon rëndë Haradinajn: Shko more shërohu

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bukuresht ka thënë fjalë shumë të rënda dhe fyese ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lajme

30/03/2019 10:57

Pas takimit me kryeministrat e Rumanisë, Bullgarisë dhe Greqisë ka folur në lidhje me një deklaratë të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ku ky i fundit thotë se “Vuçiq po i nxit serbtë e Kosovës t’i braktisin institucionet kosovare”, përcjell lajmi.net.

Vuçiq e ka ofenduar rëndë kryeministrin e Kosovës, duke i thënë: “Shko more e shërohu”.

“Haradinaj po thotë se po nxis krizë për shkak se po ftoj serbët t’i braktisin institucionet e Kosovës, se tashmë kam shkaktuar krizën me propozimin për ndarje… Që t’iu them sinqerisht, përgjigja më e lehtë do të ishte të them, sikur të guxoja të them, e nuk guxoj – shko more e shërohu”, ka thënë Vuçiq.

Pas kësaj deklarate, Vuçiq ka guxuar që ta quaj vetën të kulturuar dhe ka vazhduar të thotë se Haradinaj po tregon të pavërteta.

“Dhe meqë jam njeri i kulturuar, dhe këtë nuk mund ta them, atëherë po them se ai, nga dita në ditë, po përsërit të pavërteta, ndoshta për shkak të zhgënjimit që nuk më ka rrëzuar ende, e ka premtuar se këtë do ta bënte që nga 18 dhjetori. Duket se diçka ka ndryshuar dhe se diçka s’i ka shkuar përdore. Kurrë nuk kam kërkuar nga serbët të braktisin ndonjë gjë, përkundrazi i kam lutur ata që ta na japin kohë edhe disa muaj që të mund t’i dëgjojmë idetë tyre për braktisjen apo jo të disa institucioneve”, citon N1 të ketë thënë Vuçiqi. /Lajmi.net/