Vuçiq bën fushatë në Kosovë, Qeveria ende pa qëndrim për mbajtjen e zgjedhjeve serbe

Institucionet e Kosovës ende nuk kanë marrë ndonjë qëndrim konkret nëse do të lejohet mbajtja e zgjedhjeve presidenciale serbe në Kosovë apo jo.

Lajme

28/03/2017 14:48

Lajmi.net ka kontaktuar me këshilltarin e kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj, mirëpo ai ka thënë se ndodhet jashtë vendit dhe nuk mund të përgjigjet.

Përkundër kësaj, kandidati për president të Serbisë, Aleksandar Vuçiq nesër do të vizitoj komunën e Leposaviqit ku edhe do të mbaj fushatë zgjedhore.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të lejoj vizitën e Vuçiq në Kosovë.

“Kjo do të jetë edhe hera e fundit që lejohen të hyjnë zyrtarë serbë me qëllime të bërjes fushatë”, ka thënë ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.

Zgjedhjet presidenciale në Serbi do të mbahen më 2 prill./Lajmi.net/