PDK mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut
Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur solidaritet me studentët shqiptarë në Maqedonia e Veriut, të cilët kanë protestuar sot për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në proceset arsimore dhe provimet profesionale, përfshirë jurisprudencën. Sipas komunikatës së partisë, e drejta për arsimim dhe vlerësim në gjuhën amtare është e garantuar nga ligjet dhe kushtetuta…
Lajme
Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur solidaritet me studentët shqiptarë në Maqedonia e Veriut, të cilët kanë protestuar sot për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në proceset arsimore dhe provimet profesionale, përfshirë jurisprudencën.
Sipas komunikatës së partisë, e drejta për arsimim dhe vlerësim në gjuhën amtare është e garantuar nga ligjet dhe kushtetuta e Maqedonisë së Veriut, si dhe nga standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Cenimi i kësaj të drejte, thekson PDK, përbën shkelje të parimeve të barazisë dhe goditje ndaj dinjitetit njerëzor dhe identitetit kombëtar shqiptar.
PDK i bën thirrje institucioneve përgjegjëse në Maqedoninë e Veriut që të trajtojnë seriozisht kërkesat e studentëve dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm për zbatimin e plotë të të drejtave të garantuara me ligj.
Partia konfirmon përkushtimin e saj në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve kudo që jetojnë. /Lajmi.net/