Vritet shqiptari në Greqi, telefonon gruan para vdekjes e i tregon emrin e vrasësit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën rurale të Rafinës, pranë Athinës, ku një burrë 41-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i vdekur në një vresht, i qëlluar me armë zjarri në fytyrë. Viktima u gjet pas një kërkimi që zgjati afro 18 orë nga autoritetet greke, raporton Euronews Albania, transmeton Periskopi. Sipas burimeve…

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën rurale të Rafinës, pranë Athinës, ku një burrë 41-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i vdekur në një vresht, i qëlluar me armë zjarri në fytyrë.
Viktima u gjet pas një kërkimi që zgjati afro 18 orë nga autoritetet greke, raporton Euronews Albania, transmeton Periskopi.
Sipas burimeve nga policia, pak para se të humbte jetën, 41-vjeçari kishte arritur të telefononte gruan e tij, duke i dhënë emrin e personit që e kishte qëlluar dhe duke i shpjeguar vendndodhjen e tij me koordinata të përafërta.
Pas kësaj telefonate, forcat e tij fizike e braktisën dhe ai ndërroi jetë në vendngjarje.
Gruaja e viktimës njoftoi menjëherë policinë, e cila nisi kërkimet intensive në zonë.
Fillimisht u gjet celulari i viktimës, i mbuluar me gjak, ndërsa më pas edhe trupi i tij.
Viktima është identifikuar si Altin Arapaj, një shtetas shqiptar me precedentë penalë në Greqi, i njohur për përfshirje në çështje droge dhe vepra të tjera penale ndërsa hetuesit dyshojnë se vrasja e tij lidhet me larje hesapesh personale.
Po ashtu dhe burri i përmendur si autor i vrasjes që sipas gruas i është thënë në telefon nga vitkima, është po ashtu me origjinë shqiptare dhe i njohur për autoritetet për përfshirje në raste droge ndërsa tashmë është shpallur në kërkim.
Zona ku ndodhi ngjarja është rrethuar dhe hetimet janë në vijim për dokumentimin e plotë të vrasjes dhe kapjen e autorit.