Vritet në ambientin e punës biznesmeni shqiptar në Itali

Një 52-vjeçar shqiptar, Artan Kaja është gjetur i vdekur dy ditë më parë (7 janar 2025) në ambientet e kompanisë së tij në Itali. Fillimisht vdekja e tij dyshohej se ishte për shkaqe natyrale, por nga hetimet është zbuluar se ai ishte vrarë me armë zjarri. Sipas mediave italiane, pasditen e sotme, policia ka arrestuar…

Bota

09/01/2025 21:56

Një 52-vjeçar shqiptar, Artan Kaja është gjetur i vdekur dy ditë më parë (7 janar 2025) në ambientet e kompanisë së tij në Itali.

Fillimisht vdekja e tij dyshohej se ishte për shkaqe natyrale, por nga hetimet është zbuluar se ai ishte vrarë me armë zjarri.

Sipas mediave italiane, pasditen e sotme, policia ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen. Bëhet fjalë për një tjetër shqiptar.Ende po punohet me zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artan Kaja ishte baba i dy fëmijëve dhe prej vitesh jetonte dhe punonte në Itali./Euronews Albania/