Vritet fotografi i ri i luftës në Siri
Si 18 vjeçar filloi të punojë si fotograf lufte. Në një nga betejat e javës së kaluar, sirianit Molhem Barakat i mbeti aparati në dorë pasi plumbat i morën jetën gjatë një aksioni të kryengritësve për ta marrë nën kontroll një bazë ushtarake.
Bota
Fotografi i pavarur 18 vjeçar sirian Molhem Barakat, mbuloi betejën e Alep dhe jetën e përditshme në qytet gjatë luftës, në anën e forcave kryengritëse, që nga muaji maj për agjencinë e lajmeve Reuters. Ai u vra të premten gjatë betejës për marrjen e një baze lokaliste ushtarake nga dy grupe të xhihadistëve.
Ja disa nga fotografitë që i la Barakat:
Një luftëtar i ASL vrapon në një rrugë nën kërcënimin e snajperëve, më 29 nëntor 2013
Luftëtarë të ASL përgatiten për të hapur zjarr nga një tank që u është marrë armatës siriane, më 30 nëntor
Një pjesëtar i grupit xhihadist Djabhat Al- Nosra kalon nëpër një istikam në vijën e frontit në lagjen Bustan Al- Qasr, më 17 dhjetor 2013
Një pjesëtar i brigadës Tawhid, i ASL, përgatit raketa të punuara nga bombolat e gazit, më 11 nëntor 2013
Një pjesëtar i brigadës Liwaa Al- Sultan Mrad, i ASL, gjen pak kohë për pushim në lagjen Bustan al- Basha, më 19 dhjetor 2013
Një pjesëtar i ASL pushon e armët e veta pranë, më 2 dhjetor 2013
Shitës të vegjël të detergjentit në një trotuar në Alep, më 1 dhjetor 2013
Një pjesëtar i brigadës Liwaa Al- Sultan Mrad, i ASL, në lagjen Bustan Al- Basha, më 19 dhjetor 2013
Molhem Barakat, i fotografuar në muajin gusht të këtij viti.