Vritet edhe një shqiptar, pjesëtar i ISIS

Bashkim Bela, 23 vjeçar nga Shkupi, është shqiptari i fundit i vrarë në luftimet në Siri, teksa po luftonte kundër forcave qeveritare të Presidentit Bashar al-Assad.

Lajme

02/07/2014 12:58

Bela, me origjinë nga Hani i Elezit, dyshohet se ishte pjesë e njësiteve ushtarake e organizatës së ashtuquajtur Shteti Islamik i Irakut dhe Levanit (ISIS).

Deri tani, sipas Agjencisë së lajmeve INA, vetëm nga Kosova në luftimet në Siri janë vrarë 15 veta, ndërsa numri i përgjithshëm i shqiptarëve të vrarë në Siri dhe kohën e fundit edhe në Irak është rreth 30 veta. 

Po ashtu besohet se numri i përgjithshëm i shqiptarëve të përfshirë në luftën siriane është rreth 140 veta, por të ndarë në disa grupe. 

ISIS njihet si organizatë militantësh radikalë islamikë që është e lidhur me Al Qaedan.

Muajin e kaluar ky grup ndërmori sulme të ashpra në Irak duke pushtuar një pjesë të konsiderueshme të territorit të këtij shteti.

Gjatë luftimeve tre javore militantët e ISIS kanë vrarë dhe ekzekutuar rreth 2000 ushtarë dhe civilë irakianë, ndërsa javën e kaluar kanë shpallur kalifatin, “Shtetin Islam”, i cili shtrihet që nga Siria veriore deri në lindje të Irakut.

Ditë më parë, burime diplomatike kanë bërë të ditur për lajmi.net se disa shërbime sekrete përëndimore e kanë njoftuar edhe Agjencinë Kosovare të Inteligjencës për rrezikun e sulmeve terroriste nga ISIS, në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Ndërsa portali “almakos.com” sjell emrat e të rinjve shqiptarë të vrarë në frontet e luftës në Siri këto tri vitet e fundit:

SHQIPËRIA (6)

Halit Maliqaj (31) nga Tirana , Ermal Xhelo nga Vlora, Omer Albani nga Shqipëria, Edu Samed (40) nga Pogradeci, Bledar Hamza (27) nga Pogradeci, Diamant Rasha nga Tirana.

KOSOVA (13)

Muhamet Koprova (22) nga Mitrovica, Atdhe Deva nga Peja, Pajtim Ulluri (22) nga Lipljani, Naman Demolli nga Prishtina, F. S. nga ish-Avallia Vjetër (Prishtin), Valon Musliu nga fshati Tushille (Skenderajt) H. Dema nga Kaçaniku,  Musë Ahmeti,  Hetem Sinan Dema dhe Qani Mujaku nga Kaçaniku. Po ashtu në muajin prill të këtij viti është raportuar se janë vrarë dy shqiptarë nga Ferizaji në Siri, viktima e fundit në Siri ishte dje e kosovarit (Luksemburgu)

MAQEDONIA (8)

Shqiptari i parë që u vra nga Maqedonia ishte i riu nga Gostivari Rasim Zeqiri, Alim Osmani (22) nga Shkup, Egzon Avdyli, Nimetullah Imeri (38), Hoxhë Sami Abdullahu nga Shkupi,  Rasim Zeqiri nga Gostivari, Nimetulla Imerin, 38 vjeç nga fshati Gërçec (Shkup)  Rasim.S nga  Bellovishta (Gostivar)

PRESHEVA (1)

Muaz Ahmeti (23) nga Tërnoca (Bujanoc)