Vriten dy ushtarë iranianë afër kufirit me Turqinë
Televizioni shtetëror iranian raportoi se dy anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit u vranë gjatë një përleshje me militantët e armatosur, në pjesën veriperëndimore të vendit.
Bota
Incidenti ndodhi në rajonin e Makus, në provincën e Azerbajxhanit perëndimor, në kufi me Turqinë dhe gjithashtu afër rajonit të Kurdistanit irakian.
Guvernatori i Makus, Hassan Abbasi tha për mediat iraniane, se dy oficerë të u vranë dhe një tjetër ushtar u plagos.
Në muajt e fundit ka pasur përleshje të shumta në Iranin perëndimor afër kufijve me Irakun dhe Turqinë, midis grupeve të armatosura dhe forcave iraniane.
Në shumicën e rasteve grupet e armatosura janë kryengritës kurdë me baza në Irak.
Disa kërkojnë pavarësi për rajonet me popullsi kurde të Iranit.