Vriten 43 civilë në Mosul
Gjatë operacioneve ajrore të 24 orëve të fundit në Mosul, të paktën 43 civilë janë vrarë.
Bota
Lajmi është konfirmuar nga pjesëtarë të forcave ushtarake.
Ahmet el-Hazraci, pjesëtar i forcave të ndërhyrjes së shpejtë, thotë për AA se në 24 orët e fundit, në kuadër të operacioneve anti-DEASH, në sulmet ajrore të organizuara, të paktën 43 civilë kanë humbur jetën dhe ka shtuar se pjesë e tyre janë edhe fëmijë dhe gra.