Vriten 11 persona në një kishë në Bangui

Të paktën 11 persona janë vrarë në një sulm që ndodhi të mërkurën në një kishë në Republikën e Afrikës Qendrore.

Bota

29/05/2014 00:33

Dëshmitarët okularë kanë thënë se pjesëtarë të grupit Seleka kanë hedhur granata përpara se të fillonin të shtinin me breshëri nga automatikët në kishën Fatima në kryeqytetin Bangui.

Shumë rebelë myslimanë të grupit Seleka janë përfshirë në sulme të rënda, kryesisht me luftëtarët e krishterë që prej marsit të vitit 2013.

Ky konflikt ka bërë që rreth 4.6 milionë persona të zhvendosen nga shtëpitë e tyre. Javën e kaluar grupi Seleka ka njoftuar se ka ndërruar zinxhirin komandues të saj.

Seleka kontrollon një pjesë të madhe të vendit, veçmas pjesën veriore të saj.

Unioni Afrikan, Franca dhe Bashkimi Evropian deri më tani kanë dërguar rreth 7 mijë trupa, në përpjekje për të ndalur këtë konflikt, raporton BBC.