Vrau gruan në Shkodër, amerikani: Ishim të dy të dehur
Amerikan Brendon Saporito, i cili vrau me thikë partneren Sandra Saporito, 54 vjeçe në Shkodër ka dhënë një deklaratë para hetuesve. Sipas burimeve për ABC News Saporito ka shfaqur pendesë për krimin, ndërsa ka thënë se vrasjen e ka kryer pasi të dy kishin qenë në gjendje të dehur dhe po ziheshin. Shkak për zënkën…

Lajme
Amerikan Brendon Saporito, i cili vrau me thikë partneren Sandra Saporito, 54 vjeçe në Shkodër ka dhënë një deklaratë para hetuesve.
Sipas burimeve për ABC News Saporito ka shfaqur pendesë për krimin, ndërsa ka thënë se vrasjen e ka kryer pasi të dy kishin qenë në gjendje të dehur dhe po ziheshin.
Shkak për zënkën janë bërë sharjet që 54-vjeçarja ka nisur të bëj ndaj tij, ai ka thënë se zënkat i kanë pasur shumë të shpeshta kohët e fundit, pa një arsye të qartë.
57 vjeç, goditi për vdekje me thikë mëngjesin e së premtes bashkëshorten e tij, Sandra Saporito. Krimi ndodhi në banesën që ata kishin marrë me qera në lagjen Gjuhadol, në qendër të Shkodrës. Të zotët e shtëpisë që dëgjuan britmat e gruas njoftuan policinë për krimin.
53 vjeçarja Sandra Saporito, nuk u mbijetoi dot plagëve dhe ndërroi jetë në vend, ndërsa policia e Shkodrës tha se e gjeti bashkëshortin e saj në gjendje të rënduar dhe nën efektin e alkoolit.
Pasi goditi për vdekje bashkëshorten, autori Brandon Saporito, tentoi të vrasë edhe veten duke prerë damarët e duarve. 57 vjeçari u dërgua në ugjencën e spitalit të Shkodrës, ndërsa gjatë marrjes në pyetje nga Policia pranoi se e kishte kryer ai krimin.
Çifti amerikan ndodhej prej disa ditësh në qytetin e Shkodrës. Ata kishin ardhur në Rinas nga Miami, në 27 mars, dhe po eksploronin disa zona të Shqipërisë.