Vrau gruan në janar të këtij viti, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj burrit nga Llausha

Departamenti i Krimeve të Rënda pranë Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj S.Q pasi i njëjti në janar të këtij viti ka vrarë gruan e tij.

Lajme

16/05/2022 11:06

“Prokuroria njofton opinionin se për rastin me datë 05 janar 2022, rreth orës 13.30 në fshatin Llaushë të Skenderajt, i pandehuri S.Q., me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij L.Q., me çka ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të KPRK.”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Gjithashtu, S.Q akuzohet edhe për posedim të paautorizuar të armëve dhe lëndim i lehtë trupor, shkruan lajmi.net.

“Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë, që të pandehurin t’a shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit.”, thuhet në komunikatë.

Ky është njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurit S.Q., në drejtim të katër veprave penale.

Prokuroria njofton opinionin se për rastin me datë 05 janar 2022, rreth orës 13.30 në fshatin Llaushë të Skenderajt, i pandehuri S.Q., me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij L.Q., me çka ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të KPRK.

Po ashtu, i pandehurit S.Q., me aktakuzë ngarkohet edhe për kryerjen e veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK, “Lëndimi i lehtë trupor“ nga neni 185 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 dhe 1 pika 1.4 të KPRK, si dhe “Dhuna në familje“, nga neni 248 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë, që të pandehurin t’a shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit. /Lajmi.net/