Vrasje shokuese në Greqi: 18 vjeçari mbyt nënën me peshqir
Një krim i tmerrshëm ka ndodhur në qytetin e Trikalas, Greqi, mëngjesin e sotëm. Një 18-vjeçar akuzohet për vrasjen e nënës së tij, 54 vjeçare, duke e mbytur me peshqir brenda shtëpisë së saj. Sipas mediave greke, i riu nuk jetonte me nënën e tij, por e kishte vizituar në shtëpinë e saj në lagjen…

Lajme
Një krim i tmerrshëm ka ndodhur në qytetin e Trikalas, Greqi, mëngjesin e sotëm.
Një 18-vjeçar akuzohet për vrasjen e nënës së tij, 54 vjeçare, duke e mbytur me peshqir brenda shtëpisë së saj.
Sipas mediave greke, i riu nuk jetonte me nënën e tij, por e kishte vizituar në shtëpinë e saj në lagjen Flammouli, në qytetin e Trikalas. Pas një sherri të fortë mes tyre, ai ka përdorur një peshqir për të mbytur nënën e tij.
Pasi kryen aktin e tmerrshëm, i riu ka njoftuar autoritetet dhe ka kërkuar ndihmë.
Policia ka arritur shpejt në vendngjarje dhe e ka arrestuar. Ndërkohë, hetimet për këtë ngjarje tragjike janë duke vazhduar.