Vrasje në tentativë në Gjilan

Katër persona janë arrestuar në Gjilan pasi të njejtit janë rrahur mes veti për një pronë. Policia në vendin e ngjarjes ka sekuestruar një armë dhe gëzhoja me 13 fishekë, shkruan Lajmi.net. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Njoftimi i plotë: VRASJE NË TENTATIVË / LËNDIM I LEHTË TRUPOR / SULM…

Lajme

16/11/2023 08:49

Katër persona janë arrestuar në Gjilan pasi të njejtit janë rrahur mes veti për një pronë.

Policia në vendin e ngjarjes ka sekuestruar një armë dhe gëzhoja me 13 fishekë, shkruan Lajmi.net.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

VRASJE NË TENTATIVË / LËNDIM I LEHTË TRUPOR / SULM

Rr. Lufta e Gjilanit, Gjilan  15.11.2023 – 11:20. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar, për shkak se janë përleshur fizikisht në mes vete pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor. Në vendin e ngjarjes, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e kalibrit 9mm., një gëzhojë dhe 13 fishekë. Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/