Vrasje në Llapashticë të Podujevës – një person gjendet pa shenja jete pas të shtënave me armë
Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Llapashticë të komunës së Podujevës. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për lajmi.net se rreth orës 19:30 është marrë informata për të shtëna me armë zjarri në këtë fshat. “Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna…

Lajme
Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Llapashticë të komunës së Podujevës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për lajmi.net se rreth orës 19:30 është marrë informata për të shtëna me armë zjarri në këtë fshat.
“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasur në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës, mashkull, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje,” ka deklaruar Ahmeti.
Ajo bëri të ditur se hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me këtë rast./lajmi.net/