Vrasje e dyfishtë në Shkup

Nga një sulm me armë, vriten babë e birë në lagjen Çair të Shkupit. Viktimat janë Alajdin Hajredinin 50 vjeçar dhe djali i tij Mustaf Hajredini 25 vjeçar. Bëhet e ditur se vrasja a ardhur si pasojë e një zënke.

Lajme

19/01/2014 16:57

Sot rreth orës 10 e 30 minuta, Shukri Osmani 50 vjeçar ka vrarë Alajdin Hajredinin 50 vjeçar dhe djalin e tij Mustaf Hajredini 25 vjeçar, raporton Alsat M.

Ngjarja ka ndodhur para shtëpisë së viktimave ndërsa.

Bëhet e ditur se vrasjes së sotme i ka paraprirë një zënkë verbale një ditë më parë. Arsyet e vrasjes akoma nuk janë bërë publike por nga MPB informojnë se kanë arrestuar vrasësin tek poliklinika Çair dhe po punojnë në bardhjen e plotë të rastit.