Vrasja në Malishevë, Kryeprokurori dhe Prokurori kujdestar në vendngjarje – Prokuroria jep detaje
Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Golluboc të Malishevës. Dhëndrri ka vrarë dy vëllezërit e gruas së tij, shkruan lajmi.net. Në vendngjarje ku ka ndodhur rasti ndodhen kryeprokurori dhe prokurori kujdestar, ka thënë Prokuroria Themelore në Gjakovë. “Ju njoftojmë se në lidhje me rastin në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha…
Lajme
Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Golluboc të Malishevës.
Dhëndrri ka vrarë dy vëllezërit e gruas së tij, shkruan lajmi.net.
Në vendngjarje ku ka ndodhur rasti ndodhen kryeprokurori dhe prokurori kujdestar, ka thënë Prokuroria Themelore në Gjakovë.
“Ju njoftojmë se në lidhje me rastin në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet e nevojshme të policisë, Kryeprokurori dhe Prokurori Kujdestar. Sipas udhëzimeve të prokurorit kujdestar, policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet për sigurimin e provave në këtë çështje penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Lajmin për lajmi.net pak më parë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.
“Është vrasje e dyfisht, viktima dy vëllezër nga fshati Gollubovc-Malishevë ndërsa i dyshuari është dhëndrri i tyre nga një fshat i komunës së Drenasit”, tha Graishta për lajmi.net
Detaje të tjera ka dhënë edhe zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 11:30, jemi njoftuar se dy persona të gjinisë mashkullore, të moshës madhore (vëllezër), janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës. Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave. Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ka shtuar ai.
Aktualisht, Njësia K9 e Policisë së Kosovës është angazhuar në terren për lokalizimin e të dyshuarit, i cili pas ngjarjes është arratisur./Lajmi.net/