Vrasja me thikë në Prizren: I riu u godit në gjoks me mjetin e mprehtë, i dyshuari dërgohet në ndalim

Prokuroria Themelore në Prizren është deklaruar në lidhje me vrasjen e rëndë që ndodhi dje , ku një person vdiq si shkak i plagëve të marra nga thika. I riu u raportua të jetë therur me thikë në pjesën e gjoksit e si shkak ndërroi jetë pavarësisht trajtimit që mori në QKUK. Sipas prokurorisë, në…

Lajme

11/08/2025 11:51

Prokuroria Themelore në Prizren është deklaruar në lidhje me vrasjen e rëndë që ndodhi dje , ku një person vdiq si shkak i plagëve të marra nga thika.

I riu u raportua të jetë therur me thikë në pjesën e gjoksit e si shkak ndërroi jetë pavarësisht trajtimit që mori në QKUK.

Sipas prokurorisë, në vendin e ngjarjes janë kryer bastisje në shtëpinë e të pandehurit në fshatin Zhur, ku janë sekuestruar një brisk patente dhe një veturë “Audi”, që dyshohet se janë përdorur në krim, thuhet në njoftimin për media, transmeton Klankosova.tv.

I pandehuri me inicialet  E.B. është arrestuar dhe ndalohet për 48 orë me urdhër të prokurorit, i cili brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për paraburgim.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, informon opinionin publik se mbrëmë me datë 10.08.2025, rreth orës 08:30 min, në lagjen Tusuz në rrugën “Lapidari” në Prizren, një person është therrur me mjet të mprehtë (thikë).

Për shkak të lëndimeve të rënda, i njëjti është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK- në Prishtinë, mirëpo për shkak të plagëve në pjesën e gjoksit, viktima ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar së bashku me njësitet relevante policore, dhe me urdhër verbal të prokurorit, policia ka kryer bastisje në shtëpinë e të pandehurit në fshatin Zhur-Komuna e Prizrenit. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar:

Një (1) brisk patente (që dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës penale);

Një (1) veturë e markës “Audi”.

I pandehuri E.B., është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh. Për të njëjtin, prokuroria brenda afatit ligjor do të parashtroj kërkesë për caktim të masës së paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Prizren, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti tragjik./Lajmi.net/