Vrasja e Liridona Ademajt, Gjykata vazhdon masën e paraburgimit për Naim Murselin dhe të tjerët

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit  edhe për dy muaj ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt. Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Liridona Ademaj ishte vrarë më 29 nëntor 2023 në ora 20:25 në rrugën…

Lajme

25/06/2024 11:08

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit  edhe për dy muaj ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Liridona Ademaj ishte vrarë më 29 nëntor 2023 në ora 20:25 në rrugën “Dalip Alshiqi”.

Sipas Prokurorisë, dorasi në këtë rast ishte pajisur me armë dhe ishte inskenuar rasti si grabitje.

Ndërsa ndaj të dyshuarit Naim Murseli rëndon vepra penale e vrasjes së rëndë në bashkëkryerje.

Kurse ndaj Granit Plavës rendon vepra penale vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje, teksa për Kushtrim Kokallën vepra penale marrëveshje për ta kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

Kurse i dyshuari i katërt në këtë rast, në bazë të Prokurorisë është i përfshirë në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, T.D., do të mbrohet në liri. Ky vendim në bazë të Gjykatës Supreme i nxjerrë më 17.04.2024.

Duhet përkujtuar që vrasja e Liridona Ademajt ishte një nga rastet më të rënda të vrasjeve në Kosovë.

Ajo ishte vrarë në veturë derisa po shoqërohej nga bashkëshorti dhe fëmijët e saj.

Sipas hetimeve të para në këtë rast theksohet se gjithçka ishte e inskenuar, që nga dalja e saj me bashkëshortin e deri tek kryerja e vrasjes./Lajmi.net/