Vrasja e 61-vjeçarit në Pejës, policia jep detaje

Një 61-vjeçar është vrarë dje në Pejë.

Lajme

06/09/2020 09:51

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë thotë se në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke u marrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti të cilësuar ‘vrasje’ dhe janë duke u bërë përpjekje maksimale për të identifikuar kryesin ose kryesit e mundshëm.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë me datë 05.09.2020 rreth orës 17:00, është informuar se në rrugën ‘Eqrem Qabej’ nё Pejë, ёshtё parë njё person i gjakosur. Me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë menjëherë iu kanё përgjigjur vendngjarjes. Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet relevante të sektorit rajonal të hetimeve, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull i lindur me (1959). Sektori Rajonal i Hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, ne bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke u marrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti të cilësuar ‘vrasje’ dhe janë duke u bërë përpjekje maksimale për të identifikuar kryesin ose kryesit e mundshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/