Vrasja e 11 vjeçarit, Policia: E dërguam në strehimore, por iku nga aty

Vrasja e 11 vjeçarit në Fushë Kosovë e ka tronditur opinionin në vend.

Lajme

17/07/2019 12:27

Policia e Kosovës ka bërë të ditur sot përmes një komunikate për media, se një person është arrestuar në lidhje me rastin si i dyshuar, shkruan lajmi.net.

Lexo edhe:

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e të miturit në Fushë Kosovë

E në një konferencë për media të Policisë, zëvendësdrejtori i përgjithshëm, Samedin Mehmeti ka thënë se policia lidhur me këtë rast ka marrë me kohë veprimet e duhura.

Ai ka bërë të ditur se në janar, 11 vjeçari së bashku me nënën e tij janë dërguar në mbrojtje sociale.

” Policia e Kosovës ka reaguar mbrëmë, është arrestuar i dyshuari. Në janar kemi marrë informacion. Policia e Kosovës ka mbledh informacione dhe ka ngritë kallëzim penal dhe e ka dërguar në prokurori. Vendimin për këtë rast do e merr Prokuroria. Ne i kemi dërguar në mbrojte sociale dhe Policia e Kosovës nuk ka mundur t’i mbajë me dhunë aty”, ka thënë ai.

Kujtojmë se sipas pretendimeve të familjarëve dhe raportit të autopsisë, 11 vjeçari para se të vritej ishte dhunuar nga i dyshuari. /Lajmi.net/