VOTONI për djemtë nga Kosova në garën botërore të Red Bull (VIDEO)

Tre studentë nga Kosova që momentalisht studiojnë në Tiranë janë në garë për të fituar dhe për të marrë pjesë në një eksperiencë jetësore të organizuar nga Red Bull.

ShowBiz

15/02/2016 20:42

Është viti i parë që një ekip nga Kosova konkurron në një garë botërore të organizuar nga kompania Red Bull.

Tre studentë nga Kosova që momentalisht studiojnë në Tiranë janë në garë për të fituar dhe për të marrë pjesë në një eksperiencë jetësore të organizuar nga Red Bull.

Në këtë garë do të fitojnë 165 ekipe studentësh nga e gjithë bota, dhe ky është një shans i mirë që këta të rinj nga Kosova të integrohen në shoqërinë globale.

Kjo garë i dërgon të gjitha ekipet në një vend të panjohur më parë nga ata në Evropë, për të qëndruar aty pa para dhe pa ndonjë mjet komunikimi – me vetëm 24 kanaçe Red Bull.

Të gjitha ekipet për një javë duhet të mbijetojnë duke përdorur si mjet valute kanaçet e Red Bull dhe të përshkojnë të gjitha vendet e Evropës për një javë duke gjetur vetë mundësitë dhe duke përdorur vetëm Red Bull.

Ekipi nga Kosova ka emrin “The Gipsers” dhe e vetmja mënyrë që ata ta fitojnë këtë garë është duke i votuar deri më 25 shkurt përmes këtij linku.