Voton Gazmend Muhaxheri në Pejë
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale (balotazh). Ai votoi në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë. Muhaxheri ka ftuar qytetarët që të dalin në votime dhe të shprehin vullnetin e tyre…
Lajme
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale (balotazh).
Ai votoi në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë.
Muhaxheri ka ftuar qytetarët që të dalin në votime dhe të shprehin vullnetin e tyre përmes votës, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes aktive në procesin demokratik për zhvillimin dhe mirëqenien e komunës./Lajmi.net/