​Voton Begaj: Qytetarët duhet të shprehin lirisht vullnetin e tyre

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe bashkëshortja e tij, Zonja e Parë Armanda Begaj kanë votuar për zgjedhjet parlamentare. Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Begaj i bëri thirrje qytetarëve që të shprehin lirisht vullnetin e tyre, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet. Po ashtu, Begaj ka bërë thirrje edhe për një…

Lajme

11/05/2025 11:20

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe bashkëshortja e tij, Zonja e Parë Armanda Begaj kanë votuar për zgjedhjet parlamentare.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Begaj i bëri thirrje qytetarëve që të shprehin lirisht vullnetin e tyre, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet. Po ashtu, Begaj ka bërë thirrje edhe për një proces të qetë numërimi, që do të vijojë pas përfundimit të votimit.

“Procesi është i qetë. Proceset zgjedhore janë të rëndësishme për qytetarët dhe demokracinë. Kemi hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Për herë të parë voton Diaspora. Zgjedhjet duhet të përmbushin standardet më të mira. Kjo ditë e sotme duhet të jetë një ditë e gëzuar, një ditë feste, ku qytetarët të shprehin lirisht vullnetin e tyre, pa presion dhe me përgjegjësi, dhe ku zëri i tyre duhet të dëgjohet. Po kështu duhet të jetë edhe procesi i administrimit dhe ai i numërimit, ndërsa administratorët zgjedhorë kanë detyrim ligjor t’u përgjigjen kërkesave të qytetarëve”, u shpreh kreu i shtetit.