Votimi për Specialen mund të ndodhë vetëm pas 2 jave
Formimi i Gjykatës Speciale po rrezikon të ndodhë, pasi që nuk po e merr aprovimin e Kuvendit të Kosovës.

Lajme
Përveç partive opozitare, të cilat, tashmë kanë dal me qëndrim të përbashkët kundër kësaj gjykate, partnerëve politikë në Qeveri, kryesisht PDK-së po i del problem edhe me deputetët e tyre në Kuvend, që janë deklaruar njëjtë si opozita.
Seanca për votimin e amendamenteve dhe paketës ligjore që mundëson formimin e Gjykatës Speciale, po vazhdon të shtyhet për disa çështje.
Pas dështimit që ajo të votohet në seancën e 28 majit, disa nga anëtarët e Kryesisë së Kuvendit, u deklaruan se arsyeja për shtyrje të seancës ishte mos përgatitja e dokumentacionit përkatës për votim. Ndërkohë që opozita pati një qëndrim ndryshe. Përfaqësues të Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës thanë se shtyrja e votimit, po bëhet për arsye se pozita nuk i ka numrat e nevojshëm.
Menjëherë pas dështimit të kësaj seance, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci kishte thënë se Kryesia e Kuvendit do të mblidhet në javën në vijim, për ta thirr seancën, ku do të votohej kjo gjykatë. Mirëpo, edhe ky plan dështoi.
Burime të lajmi.net brenda Kuvendit të Kosovës bëjnë të ditur se seanca ku do të votohet Specialja, nuk ka shanse të ndodhë, paktën brenda dy jave.
Disa nga arsye për këtë shtyrje, deri më tani janë bërë publike. Janë disa nga deputetët e PDK-së që kanë kërkuar ndryshim të projektligjit për këtë Gjykatë, pasi që janë shprehur se draftin aktual nuk do ta votojnë.
E këta deputetë të PDK-së që janë deklaruar kundër nuk janë pak, janë mbi dhjetë.
Për t’u votuar Gjykata Speciale nevojitet votimi i shumicës së dyfishtë apo 83 vota në Kuvend. Ky fakt po e vështirëson votimin, marr parasysh edhe qëndrimin kundër të disa deputetëve të shumicës.