​Votimi nga i hapur në të fshehtë të hënën në Kushtetuese, Kadrijaj: Kemi siguruar nënshkrimet

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka deklaruar se të hënën do t’i adresohen Gjykatës Kushtetuese, pasi konsiderojnë se Lëvizja Vetëvendosje, bashkë me Guxo dhe Alternativën, kanë bërë shkelje ligjore dhe kushtetuese. Ajo pas dështimit të seancës së 13 konstituive të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se AAK, bashkë me deputetët e…

Lajme

09/05/2025 13:02

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka deklaruar se të hënën do t’i adresohen Gjykatës Kushtetuese, pasi konsiderojnë se Lëvizja Vetëvendosje, bashkë me Guxo dhe Alternativën, kanë bërë shkelje ligjore dhe kushtetuese.

Ajo pas dështimit të seancës së 13 konstituive të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se AAK, bashkë me deputetët e LDK-së dhe PDK-së, po konsiderojnë se kalimi nga votimi i hapur në të fshehtë, në mes të procesit të votimit, është shkelje ligjore dhe kushtetuese.

“Për shkak të ndryshimit në mes të zgjedhjeve të formës së votimit, nga votimi i hapur në votim të fshehur, ne kemi mbledhur nënshkrimet, do t’i adresohemi Gjykatës Kushtetuese për këtë shkelje ligjore dhe kushtetuese dhe të hënën do ta dorëzojmë në Gjykatën Kushtetuese këtë shkelje që po bëhet sepse edhe pse e kanë shumicën nuk bën të luhet me Kuvendin e Kosovës në këtë formë, të luhet me gazetarët dhe qytetarët e Kosovës.

Ajo tha se tanimë i kanë 10 nënshkrimet për dërgimin e lëndës në Gjykatën Kushtetuese.

E kanë për obligim t’i sigurojnë 61 vota për kalimin e kryeparlamentarit dhe më pas të zgjedhën nënkryetarët e Kuvendit dhe më pas të shkohet në zgjedhjen e qeverisë që i takon në partisë së parë”, tha ajo.