Votimi i rezolutës, Tahiri: Kushdo që e analizon në aspektin triumfalist e ka gabim
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se votimi i djeshëm i rezolutës për mosmbajtjen e referendumit serb në Kuvendin e Kosovës nuk është asgjë më shumë se ushtrim i detyrës së deputetit për të mbrojtur Kushtetutën e vendit.
